39-vjeçari tenton të vetëdigjet para kryeministrisë. Policia ndërhyn dhe e shpëton

Godina e Kryeministrisë

Një 39-vjeçari ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë. Raportohet se Policia ndërhyri menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.

Mësohet se personi që tentoi vetvrasjen ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe lyeu trupin me lëndë djegëse. Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 39-vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP