30-vjeçari u arratis nga komisariati, pezullohen 3 policë
Pas arratisjes së 30-vjeçarit Riljon Lalaj nga komisariati Nr. 1 në Tiranë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar tre punonjës policie.
I riu u arratis vetëm pak minuta para se policia ta shoqëronte drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Për Riljon Lalaj, Gjykata e Tiranës një ditë më parë caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” për armë mbajtje pa leje, ndërsa ne lidhje arratisjen e tij nga komisariati Gjykatat pritet të vendos në një moment të dytë.
Lalaj ishte arrestuar tre ditë më parë në zonën e “Ali Demit” për armëmbajtje pa leje, duke tentuar ti largohej policisë.