30-vjeçarja gjendet e vr*rë me thikë brenda hotelit

Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vrarë me thikë brenda një dhomë hoteli. Ajo ishte akomoduar me partnerin e saj, 10 ditë më parë. Ishin pronarët e hotelit që njoftuan policinë. Kur policia u fut në dhomën e hotelit, gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.

Burri me të cilin ajo kishte marrë me qira dhomën e hotelit nuk është gjendur aty, duke u arratisur me të gjitha dokumentet e tij dhe të viktimës. Vetëm 10 cent janë gjetur në dhomën ku u gjet e pajetë e huaja, pasi çdo gjë tjetër ishte marrë nga partneri i arratisur.

Për policinë ky është autori i dyshuar. Ai është shpallur në kërkim nga blutë, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria. Gjaku i 30-vjeçares së pajetë është gjetur i tharë, duke ngritur kështu dyshimet se mund të jetë vrarë para një ose dy ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti raportohet të kenë ardhur në Tiranë më datë 19 shkurt 2025. Gruaja ka qenë e mbuluar dhe komunikonte me partnerin e saj kryesisht në gjuhën gjermane, por edhe në tjetër që besohet se i përket Lindjes së Mesme. Sipas pronarëve të hotelit, çifti nuk u ka paraqitur asnjë mjet identifikimi, me pretekstin se nuk i kishin me vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?