30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Rama vizitë dy-ditore në Itali
Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991, kryeministri Edi Rama nisi një vizitë 2-ditore në Itali.
Rama është pritur pasditen e sotme në Bari nga ministri i Jashtëm të Italisë Di Maio dhe Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.
Sipas Di Maios, pas 30 vitesh, është koha të kujtojmë së bashku ato ditë që sollën në brigjet tona 25 mijë shqiptarë.
“Sot kemi dashur të kujtojmë dhe festojmë të gjitha këto, së bashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu një mik i dashur dhe i vlerësuar i Italisë dhe me guvernatorin Rajonit të Puglias Michele Emiliano”.
Burime nga zyra e kryeministrit bëjnë me dije se, nesër në orën 8.45, në Palazzo di Citta, kryetari i Bashkisë së Barit Antonio Decaro do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
Në takim do të jenë edhe prefekti i Bari Antonella Bellomo, guvernatori i rajonit Michele Emiliano dhe presidentja e këshillit rajonal të Pulias, Loredana Capone.