300 euro për klient, në pranga rrjeti i prostitucionit te Blloku

Shtatë persona përfunduan në prangat e policisë të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, si dhe për prostitucion.

Operacioni i koduar “Mustang”, u realizua ditën e sotme, ndërsa për finalizimin e tij u deshën 9 muaj hetime.

Në kushtet e flagrancës u arrestuan konkretisht shtetasit Nik Gjonikaj,  48-vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, Melsi Mita, 52-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Besnik Manka, 35-vjeç, lindur  dhe banues në Tiranë, Aureta Boja, 27 vjeçe, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, Bledian Nurja, 32-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Domenika Doko, 24-vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, si dhe Hajredin Sula, 37-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë, shtetasi Nik Gjonikaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Manka dhe Bledjan Nurja , sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.

“Pikërisht në datë 23.03.2016 ora 21:00 u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetësuar që shtetaset Domenika Doko dhe Aureta Boja të kryejnë prostitucion me shtetasit Melsi Mita dhe Hajredin Sula. Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur”, sqaron policia.

Sipas policisë, aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës, të cilët do të procedohen nga Policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP