300 gjoba në 2 ditë! Policia bashkiake: Shoferët u rikthyen tek…
Tirana i është rikthyer jetës normale. Policia bashkiake bën me dije se ka vendosur rreth 300 gjoba për shoferët që nuk zbatuan rregullat. Shefi i sektorit të qarkullimit në policinë bashkiake, Gentian Vocaj, i bën apel qytetarëve të respektojnë vendparkimet pasi tashmë me lehtësimin e masave kufizuese nuk do të ketë tolerime.
”Me lirimin e fashave orare dhe duke parë që trafiku i mjeteve në rrugë dhe i njerëzve u shtua, atëherë policia bashkiake në bashkëpunim me bashkinë Tiranë vendosi të ushtrojë kontrolle edhe në parkimet me pagesë. Kryesisht në parkimet me pagesë në rrugët kryesore por dalëngadalë edhe në zonat rezidenciale. Puna ka filluar ka 2 ditë dhe deri tani janë vendosur rreth 200-300 masa administrative. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të parkojë në duke zbatuar sinjalistikën rrugore, kryesisht edhe në parkimet me pagesë nëse i kanë përdorur këto 2 muaj pa pagesë sot e mbrapa duhet të kryejnë pagesën”.