300 kontrolle për verifikim të energjisë elektrike, OSHEE: 8 abonentë të proceduar në vetëm 5 ditë

Sipas njoftimit të publikuar nga Operatori Shqiptar i Energjisë Elektrike, në 5 ditët e fundit janë kryer mbi 300 kontrolle të posaçme në Tiranë, për verifikimin dhe matjen e energjisë elektrike.

Si rezultat i këtij kontrolli janë zbuluar 8 abonentë që vidhnin energji elektrike përmes skemave të ndryshme, kryesisht “ndërhyrje në matës”, duke ulur gjendjen e konsumit apo mos regjistrim real të konsumit të kilovatëve, bën me dije njoftimi.

Sipas OSHEE janë proceduar 4 abonentë që ushtronin aktivitet privat, ndërsa zonat ku janë zbuluar shkeljet janë kryesisht në “Tirana e Re” dhe “Don Bosko”.

Swiss Digital Desktop Reklama

OSHEE vijon t’u bëjë thirrje abonentëve të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së detyrimeve dhe të shmangin abuzimet, pasi kontrollet do të vijojnë pa toleruar askënd, shkruhet në mesazhin e publikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?