300 mijë vaksina Pfizer brenda marsit, Manastirliu: Kontratë për 1 milion doza vaksine brenda 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e pranishme në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke u shprehur se qeveria shqiptare garanton me këtë marrëveshje, vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer dhe 500 doza opsionale, ndërkohë që pritet që sasia e parë e dozave të kësaj kontrate, pritet të mbërrijnë në vend brenda marsit.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP