3000 meshkuj afrikanë? Rama sqaron detajet e marrëveshjes me Italinë
Në Forumin e Medias për Europën Juglindore që u mbajt në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka komentuar detajet e marrëveshjes me Italinë për refugjatët.
Ai akuzoi se janë shtrembëruar fjalët e homologes së tij italiane Giorgia Meloni rreth kategorisë së refugjatëve që do të zgjidhen për t’u sjellë në Shqipëri.
“Më duhet t’i përgjigjem pyetjes për rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë duke sjellë këtu 3000 meshkuj afrikanë. Nuk ka qenë kurrë kështu. Kur kryeministrja e Italisë e shpjegoi, tha se gra shtatzëna dhe të mitur nuk do të përfshihen në program. Për shkak të gjendjes së tyre. Ata do të merren dhe do çohen menjëherë aty ku do t’u jepet ndihmë e menjëhershme”,-tha Rama. Por sërish nuk e sqaroi nëse refugjatët që do të vinë do të jetë vetëm meshkuj, apo do të ketë edhe gra.