31 biznese dhe individë i përgjigjen nismës “Adopto 1 çerdhe”. Veliaj: Kushdo mund të ndihmojë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka “adoptuar” çerdhen nr.19 në Kinostudio. Ai i është bashkuar grupit të vullnetarëve, të cilët po japin kontributin e tyre për të sistemuar në kohë çerdhet.

“Më vjen mirë që të gjitha çerdhet janë sot zyrtarisht të adoptuara dhe deri në fund të javës tjetër, do të kemi çerdhe shumë më dinjitoze se ato që gjetëm kur morëm detyrën. Thirrjes tonë për të adoptuar një çerdhe i janë përgjigjur 31 kompani dhe individë”, deklaroi Veliaj.

Ai falenderoi grupin e vullnetarëve dhe kompanitë që u bënë pjesë e këtij projekti. Teksa shprehu mirënjohjen për vullnetarët që i’u bashkuan nismës, kryebashkiaku Veliaj tha se “kur një qytet ka probleme me financat, s’duhet të ketë probleme me bujarinë dhe zemërgjerësinë e atyre që duan të japin një kontribut. Dua të bëj një thirrje publike: Fundjavën tjetër, prindërit që sjellin fëmijët në këto çerdhe, çdo anëtar i komunitetit që do të jetë vullnetar, mund të vijë në një nga çerdhet që po riparohet, të na japë një dorë, mund të dhurojë diçka, lule, lodra, ose orë pune”, u shpreh Veliaj.

Në kushtet e pamundësisë financiare, për shkak të borxhit të trashëguar nga administrata e kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpalli disa ditë më parë nismën “Adopto një çerdhe”, duke kërkuar mbështetje për kthimin në funksionalitet të plotë të tyre. Në kushtet në të cilat ndodhej Bashkia e Tiranës, kur pushimet po mbarojnë dhe çerdhet duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë, administrata e kishte të pamundur që të riparonte në kohë 31 çerdhet e Tiranës

SHKARKO APP