31 të arrestuar, Prokuroria ”merr kohë” për masat e sigurisë

Pas dhjetëra arrestimeve për abuzimet me ndërtimet që u nxorën në pah pas tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka dorëzuar në gjykatë masat e sigurimit personal që do të kërkojë ndaj 31 të arrestuarve. Një ditë më parë, prokuroria, teksa sqaroi me detaje shkeljet e konstatuara në radhët e zyrtarëve të pushtetit vendor dhe të ndërtuesve, tha se të enjten të akuzuarit do të dilnin para gjykatës për masën e sigurisë, por masat ende nuk kanë ardhur si kërkesë e prokurorisë.

Disa nga të arrestuarit kërkojnë lirimin e menjëhershëm, pasi siç janë shprehur avokatët e tyre, nuk ka prova që ata janë shkaktarë të dëmtimeve nga tërmeti që i kthyen objektet në të pabanueshme. Masat e sigurisë pritet të zhvillohen në seancë ditën e premte.

Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta, dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit. Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e bazamenteve mbajtëse të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?