Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nilüfer, historia e gruas që nuk la trashëgimtarë të gjakut, por la spitale, letra, bukuri dhe dinjitet

Kultura E diel, 18 Janar 2026 15:27
Nilüfer, historia e gruas që nuk la trashëgimtarë të gjakut, por la spitale, letra, bukuri dhe dinjitet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Princesha Nilüfer, gruaja që nuk pati fatin të bëhej nënë e një fëmije, por u bë “nëna” e mijëra grave

​”Zonjë, trajtimi nuk pati efekt. Ju nuk do të mund të keni kurrë fëmijë”.
Në atë çast, Nilüferi e kuptoi se fati i saj ishte shkruar tashmë, ndonëse askush nuk kishte ende guximin t’ia thoshte me zë të lartë.
​E lindur në Konstandinopojë në vitin 1916, Nilüfer Hanım-Sultan Begüm Sahiba erdhi në botë me gjakun e perandorëve në vena. Ishte mbesa e sulltanit Murad V, e bija e një princeshe osmane dhe e një fisniku. Emri i saj do të thoshte zambak uji, lulja që pluskon mbi ujë, por i zhyt rrënjët në llum. Një paralajmërim i heshtur.
​Në moshën dyvjeçare humbi babanë. Në moshën tetëvjeçare humbi Perandorinë.
​Me rënien e Osmanëve dhe dëbimin e familjes mbretërore, vogëlushja i la përgjithmonë pallatet e praruara dhe u gjend në Nicë të Francës, së bashku me nënën dhe pjesën tjetër të dinastisë në arrati. Këtë diasporë e udhëhiqte Kalifi i fundit, Abdylmexhiti II, i afërmi i saj i ngushtë. Pasardhësit e sulltanëve jetonin tashmë në varfëri, por Nilüferi mori gjithsesi një edukim të përsosur, gjuhë të huaja, kulturë, qëndrim. Ajo rritej e bukur, e gjatë, e rafinuar dhe e çmuar.
​
​Në vitin 1931, një martesë e planifikuar ndryshoi gjithçka. Nizami i fuqishëm i Hyderabadit, Asaf Jah VII, një nga njerëzit më të pasur në botë, kërkonte nuse osmane për djemtë e tij. Dy princesha në këmbim të një mahr-i (pajë) kolosale. Një marrëveshje e ftohtë, politike, e llogaritur në mënyrë të përsosur.
​Kur princat indianë mbërritën në Evropë, ndodhi e papritura. Princi i ri, Moazzam Jah, pa Nilüferin… dhe zgjodhi atë. Askush nuk e pyeti për mendim. Ajo ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç kur u bë gruaja e një princi njëzetetre vjeçar.
​Në Indi, Nilüferi lulëzoi. Bashkëshorti i saj e adhuronte. Poeti, esteti dhe shpirti i lirë, Moazzami, e donte pranë vetes jo si një stoli, por si një shoqe. Ajo jetoi në pallatin “Hill Fort”, udhëtoi në Evropë, luajti tenis, kërceu dhe mori pjesë aktive në jetën publike. Nuk mbante vello. Ajo diktonte modën; saritë e saj kopjoheshin nga aristokratet indiane dhe stili i saj ishte një urë midis Lindjes dhe Perëndimit. Vjehrri i saj e vlerësonte aq shumë, sa i lejoi atë që asnjë nuseje tjetër nuk i lejohej, ta thërriste “babi”.
​
​Por kishte një mungesë që rritej si hije. Fëmijët nuk po vinin. Në një shoqëri ku vlera e gruas matej me atë që gjeneronte, Nilüferi ndihej e paplotë. Provoi kura, konsulta, shpresa. Derisa mjekët francezë i treguan të vërtetën. Dhe ajo e kuptoi se, herët a vonë, do të humbiste edhe njeriun që donte.
​Atëherë, ajo e shndërroi dhimbjen në veprim. U dha pas bamirësisë, të drejtave të grave dhe të varfërve. Pas vdekjes së një shërbëtoreje të re gjatë lindjes, ajo themeloi në vitin 1949 një spital për gratë në Hyderabad, i cili edhe sot mban emrin e saj (Niloufer Hospital).
U takua disa herë me Mahatma Gandhin, duke ndarë betejat e tij civile, dhe i shkroi fjalë me humanizëm të thellë Jawaharlal Nehru-së pas vdekjes së tij.
​
​Shtatëmbëdhjetë vite dashuri nuk mjaftuan kundër peshës së traditave. Në vitin 1948, Moazzami mori një grua të dytë. Kur lindën fëmijët e një gruaje tjetër, Nilüferi nuk duroi dot më. Në vitin 1951 u largua nga India për të mos u kthyer më kurrë. Divorci erdhi një vit më vonë.
​Ishte e lirë. Dhe e vetme.
​Në Evropë, ajo refuzoi kinemanë, ndonëse revista Vogue e shpalli si njërën nga gratë më të bukura në botë. Vazhdoi të mbështeste projektet e saj në Indi. Më vonë, erdhi një dashuri e papritur, Edward Pope, ish-ushtarak amerikan, diplomat dhe skenarst. U martuan në vitin 1963. Asnjë fëmijë. Asnjë hije. Vetëm respekt dhe serenitet.
​Jetuan në Paris për njëzet e gjashtë vjet. Nilüferi vdiq në vitin 1989, në moshën shtatëdhjetë e tre vjeçare.
​Ajo nuk u bë nënë e një fëmije, por u bë “nëna” e mijëra grave që morën mjekim në spitalin e saj. Nuk la trashëgimtarë të gjakut, por la spitale, letra, bukuri dhe dinjitet.
Si një zambak uji, ajo nuk e zgjodhi ujin ku lindi, por lulëzoi pavarësisht tij.
​Ky tregim është një dëshmi se si dhimbja personale mund të kthehet në një trashëgimi kolektive.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Përgatiti: Albert Vataj

Etiketat e lidhura

albert vatajNilüfer Hanım-Sultan Begüm Sahiba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 6 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 21 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 29 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 31 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.