31 vite nga protesta e parë antikomuniste, Presidenti: Mesazh i gjallë për rininë që sot përballet me të keqen

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot protestën e parë antikomuniste që u mbaj në Kavajë, më 26 mars të vitit 1990.

Presidenti shprehet se kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!”,- shkruan kreu i shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?