32 vite PS, Rama: Duhet një projekt i ri politik
Në 32-vjetorin e PS-së, kryeministri dhe kreu i kësaj partie, Edi Rama, nënvizoi se sot në kotekstin e një kohe të re jo vetëm për Shqipërinë, është nevoja për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ.
“Pa humbur kohë, duhet të projektohemi në të ardhmen, duke nisur reflektimin, siç kemi bërë pas çdo zgjedhjeje. Sot, në kotekstin e një kohe të re jo vetëm për Shqipërinë, kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na takon neve që të bëjmë çmos që këtë frymë të 14 Majit mos ta lejojmë të tretet.
Kjo është frymë sa e jashtëzakonshme, aq edhe e rrezikshme. Prej saj vjen mesazhi i nevojës për një komunitet të ri politik, që shikon problemet reale të çdokujt. Deputetët tanë duhet të jenë dëshmitarët e kësaj përpjekjeje të re në çdo territor, duke ndërtuar sa më shumë ura mes PS dhe komunitetit”, tha Rama.