33 arrestime, gazetarja Lala: Autoritetet shqiptare të pafuqishme për asgjësimin e mbetjeve

Policia e Durrësit dhe Tiranës ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata lidhur me skandalin e mbetjeve industriale të kompanisë Kurum. Gazetarja Klodiana Lala thotë se masat e sigurisë janë firmosur pasi mbetjet u konfirmuan si të rrezikshme, porse pavarësisht kësaj, autoritetet shqiptare janë të pamundura për të bërë asgjësimin e tyre.

”Nga 33 masat e sigurisë, 26 janë arrest me burg dhe 7 masa arrest shtëpie, ndër të cilat edhe për Arta Dollanin, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kujtojmë se këto kontejnerë u eksportuan fillimisht drejt Tajlandës, por u kthyen pas alarmit të organizatave mjedisore. Mbetjet u shkarkuan më 8 nëntor 2025 në Portin e Durrësit dhe më pas u vendosën në Porto Romano.

Organizata mjedisore “Basel Action Netëork” (BAN) ngriti alarmin se brenda kontejnerëve mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme, përbërë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e Durrësit nisi një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila deklaroi se i kishte blerë mbetjet nga kompania prodhuese “Kurum International”. Kompania Kurum ka mohuar çdo lidhje me eksportin, ndërsa administratore e “Sokolaj”, Gjovana Sokolaj, pretendoi në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme. Fakti që këto mbetje janë të rrezikshme e bën çështjen edhe më shqetësuese, pasi autoritetet shqiptare dhe kompanitë private janë të pamundura për t’i asgjësuar ato”,- tha e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?