33 fëmijë të qendrave sociale, pushime në Velipojë

Fëmijët e qendrave të përkujdesit social po pushojnë pranë detit këtë sezon turistik, një risi kjo që vjen për herë të parë pas shumë vitesh. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu ka bërë të ditur se tridhjetë e tre fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Pushimet nuk kanë përfunduar për fëmijët e qendrave tona të përkujdesit social në Shtëpinë e Pushimit në Velipojë. 33 fëmijë të dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër po kalojnë disa ditë argëtimi pranë detit para përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor”.

Me mbështetjen e qeverisë u rijetësua Shtëpia e Pushimit në Velipojë. Gjatë periudhës korrik-gusht fëmijët e qendrave të përkujdesit social kanë mundësinë të pushojnë pranë detit, nën kujdesin maksimal të edukatoreve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?