33-vjetori i PS-së, Gramoz Ruçi: Dikur zonjat barazoheshin me gishtat e dorës, sot 50% e qeverisë janë zonja

Ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi, ka dhënë urimin e tij në kuadër të festimeve për 33-vjetorin e themelimit të PS-së në selinë rozë. Ai u shpreh se ka mjaft arritje ndër të cilat janë përfaqësimi i të rinjve nga PS, si dhe i vajzave dhe grave.

”33-vjetor, 33% më e rritur se 3 vjet më parë jo 33 vite më parë. Kënaqësi e madhe. E dyta sa i përket strukturës moshore, ata që s’kishin lindur para 33-vjetëve sot janë ose në strukturat drejtuese të PS.

E shikoj nëse para 33 vjetëve zonjat në PS ishin barazuar me gishtat e një dore, sot 50% e strukturave drejtohen nga shoqet, 50% e këshilltarëve të PS janë zonja. Sot 50% e qeverisë janë zonja, mbi 30% e grupit parlamentar janë zonja. S’ka sesi ta shikosh ndryshe nëse do duhet të jemi realist, as euforik dhe as pesimist”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?