35 organizata ndërkombëtare kundër ligjit të qeverisë “Rama” për mediat
35 organizata nga vende të ndryshme të botës kërkojnë nga qeveria “Rama” të mos miratojë ligjet kundër medias, që cenojnë lirinë e shprehjes.
Organizatat që njihen me emrin “Solidarity Platform” i janë bashkuar deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.
Pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel komëtar dhe ndërkombëtar. Një pjesë e organizatave e kanë qendrën e veprimtarisë së tyre në Hollandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi, etj.
Përveç mbështetjes fuqimisht të argumenteve të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti Solidarity Platform vendos theksin tek fakti që “kjo paketë ligjore nuk përputhjet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona“.
Organizatat kërkojnë nga BE, KE dhe OSBE që të reagojnë kundër këtyre ligjeve që godasin lirinë e fjalës.
Lista e organizatave ndërkombëtare
- Civic Solidarity Platform members:
- Netherlands Helsinki Committee
- Norwegian Helsinki Committee
- Macedonian Helsinki Committee
- Helsinki Committee for Human Rights in Serbia
- Helsinki Foundation for Human Rights (Poland)
- Bulgarian Helsinki Committee
- Helsinki Citizens’ Assembly – Vanadzor
- Helsinki Committee of Armenia
- Helsinki Association Armenia
- Human Rights Centre ZMINA
- The Human Rights Movement: Bir Duino Kyrgyzstan
- Human Rights Matter (Berlin)
- ch
- Human Rights Center of Azerbaijan
- Human Rights Monitoring Institute
- Association of Ukrainian Human Rights Monitors on Law Enforcement (UMDPL)
- Center for the Development of Democracy and Human Rights
- Centre de la protection internationale (France)
- Center for Civil Liberties (Ukraine)
- Citizens’ Watch
- Crude Accountability
- The Swedish OSCE-network
- DRA – For a European Civil Society (Berlin)
- Public Association “Dignity”
- Public Verdict Foundation
- Public Foundation Golos Svobody Kyrgyzstan
- Promo LEX
- Reporters’ Freedom and Safety
- International Partnership for Human Rights (IPHR)
- Office of Civil Freedoms (Tajikistan)
- Truth Hounds
- Institute for Reporter’s Freedom and Safety
- Women’s International League for Peace & Freedom (WILPF)
- ZARA – Zivilcourage und Anti-Rassimus-Arbeit (Civil Courage and Anti-Racism Work)
- Greek Helsinki Monitor
Lista e organizatave Shqiptare:
- BIRN Albania
- Civil Rights Defenders
- Citizens Channel
- Faktoje
- Instituti Shqiptar i Medias
- Instituti Shqiptar i Shkencave
- Këshilli Shqiptar i Medias
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
- Qendra Res Publica
- Qendra Shqiptare MediaLook
- Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë