35-vjeçari në qeli, e mi*ura: Më nxirrni burrin nga bu*gu, nuk ka faj

Historitë me të miturat janë ngjarje që kanë rikthyer diskutimet në vendin tonë, se nëse është krim apo jo. 14-vjeçarja që u martua me 35 vjeçarin Aranit Arapi nga Divjaka, një një lidhje telefonike me ”Shqipëria Live” ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin, i cili ndodhet në burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me të mitur.

Mes lotësh, ajo kërkoi që të ribashkohej me 35 vjeçarin pasi sipas saj vetëm aty ndihet e lumtur dhe e sigurt. Ajo thotë se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë.

”U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Un prindërit e tij i shoh si prindërit e mi. Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur.

Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua ai ai të dalë nga burgu se nuk e kuptoj se për çfarë arsye u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”.

SHKARKO APP