FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shqipëria Bëhet” lajmëron protestë më 4 janar, Lapaj: Qëndresa dhe sakrifica janë arma jonë më e fortë

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar zhvillimin e një proteste të dytë masive më 4 janar, në vazhdën e protestës maratonë që ka hyrë tashmë në ditën e saj të 18-të.

Në një deklaratë publike, drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj, theksoi se kjo protestë përfaqëson një përballje të drejtpërdrejtë të qytetarëve me atë që ai e cilësoi si “qeverinë më të korruptuar në Europë”, duke nënvizuar se rezistenca qytetare po zhvillohet mbi vlera dhe jo mbi dhunë.

“Jemi në ditën e 18-të të protestës në këto ditë të ftohta dhjetori duke e kthyer këtë protestë në një protestë të vlerave përballë makuterisë së qeverisë më të korruptuar në europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi organizuar që më 4 janar të kemi protestën e dytë masive dhe jam I bindur që do të jetë shumë më e madhe sepse e kemi seriozisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua tu them qytetarëve që arma më e fortë që kemi është sakrifica jonë dhe qëndresa jonë sepse jemi këtu për të ndërtuar një republikë demokratie dhe atë mund ta ndërtojmë vetëm mbi sakrifica nuk mund ta ndërtojmë mbi flakë por mbi kontribut mbi rezistencë mbi përballje.” tha Lapaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?