35-vjeçarja shqiptare ekzekutohet me plumb në kokë në mes të rrugës në Itali

Një 35-vjeçare shqiptare, K. Vefa, është vrarë në rrugë me tre plumba, në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

Dyshimet fokusohen tek burri i saj me të cilin ishte duke u divorcuar dhe nuk jetonin më bashkë. Sipas informacioneve paraprake, burri ndodhet në arrati dhe është larguar me një automjet të tipit “Golf” të bardhë. Policia ka nisur kërkimin për autorin duke ngritur postblloqe në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe zonës Empoli, sipas medias italiane RaiNews.

35-vjeçarja e cila jetonte prej shumë vitesh në Itali, ishte kameriere në një restorant të zonës. Krimi ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në fshatin Puppino, në kulmin e një debati. Burri dyshohet se shkoi tek shtëpia ku gruaja jetonte me një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare. Gruaja doli jashtë për të folur me të dhe pikërisht në trotuar ajo u qëllua tre herë nga një armë zjarri, ku një prej plumbave në fyt ishte fatale për të. Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por 35-vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte dot plagëve të marra.

 

SHKARKO APP