3500 maturantë të Tiranës dhanë provimet e vjeshtës
Aktualitet E Martë, 31 Gusht 2021 21:11
Në mbarë vendin po zhvillohet sezoni i vjeshtës. Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” provimi i matematikës nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30.
Janë mbi 3500 maturantë që ju nënshtruan për herë të dytë provimit të Matematikës. Ai i gjuhës Shqipe dhe i Gjuhës së Huaj u zhvilluan në 24 dhe 27 gusht.
Nga ana tjetër provimi i fundit ai i Lëndës me Zgjedhje, pritet që të zhvillohet në datën 3 shtator.