3575 persona u përgjuan në Shqipëri
Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme të paraqitur në kuvend, thuhet se gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake.
Këto përgjime, sipas prokurorisë janë aplikuar në lidhje me 723 procedime penale të hetuara nga të cilat 204 prej tyre në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Sipas prokurorisë është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. Krahasuar me vitin paraardhës 2016, prokuroria ka kryer rreth 400 raste përgjimi më pak gjatë vitit 2017.
KOHA JONË SONDAZH

