36 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë teksa ka informuar se humbje jete nga Covid-19 nuk ka, thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 633 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 36 qytetarë.

”15 në Tiranë, 6 në Fier, nga 3 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 2 qytetarë në Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Durrës, Kavajë, Divjakë, Vlorë, Delvinë”.

Janë 265 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,549 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 78
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 633
Testime totale 1,830,851
Raste pozitive 276,311
Raste të shëruara 272,549
Raste Aktive 265
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 183
Fier 28
Vlorë 21
Durrës 8
Gjirokastër 8
Korçë 6
Elbasan 3
Shkodër 2
Dibër 2
Lezhë 2
Berat 1
Kukës 1

SHKARKO APP