36 shërbime nga posta shqiptare online, Rama: Zerojmë ryshfetet

E-wallet është aplikacioni më i ri online falas, ku mund të marrësh shërbime që më herët ofroheshin në sportelet e postës shqiptare, si pagesa e gjobave, faturave të energjisë elektrike, të ujit, apo edhe transferta parash brenda vendit në kohë reale.

Kryeministri Edi Rama, i cili pa nga afër një nga ambientet e reja të postës shqiptare në Elbasan, foli për prerje rruge të ryshfetit në sportelet. “Kalimi në këtë platformë është një transformim gjigant që zeron ryshfetin, dhe zeron stresin për shkak të vonesave, zvarritjeve etj”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Shpërndarja e pensioneve në banesë pritet të jetë në e-wallet në fund të janarit, ndërkohë që aktualisht rreth 160 mijë pensionistë marrin këtë shërbim në banesën e tyre përmes postës shqiptare.

SHKARKO APP