36-vjeçari shqiptar humb jetën në burgun e Trikalas

Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Sipas mediave greke për fjalë për një person të moshës 36 vjeç i cili ka humbur jetën në burgun e Trikalas. Për shkakun e vdekjes së shqiptarit thuhet se është bërë një rrëzim i papritur që ai ka pësuar në qelinë e tij gjatë mbrëmjes së djeshme. “Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur për shkaqe patologjike. Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Trikalla, por për të ishte tepër vonë. Sakaq, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?