“368 mijë vaksina kundër gripit falas”, Manastirliu: Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se po garantohet një proces vaksinimi i sigurt dhe efikas kundërt gripit, ndërkohë që janë 368 mijë vaksina falas për grupet e riskuara.

Ministria bën të ditur se po vijon vaksinimi për të gjithë personat me sëmundje kronikë, personat mbi 65 vjeç, personat me dëmtime të imunitetit, pavarësisht moshës që ata kanë.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit

Swiss Digital Mobile Reklama

368,000 vaksina #falas

Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?