37 mijë pacientë në 7 muaj, Ministria e Shëndetësisë vlerëson punën e Infermierëve të Urgjencës së Traumës

Çdo ditë në Shërbimin e Urgjencës të Spitalit Universitar të Traumës, puna nis dhe përfundon nën presionin e kohës. Në këtë strukturë, ku trajtohen rastet më të rënda të traumave dhe politraumave, infermierët janë ndër profesionistët që përballen të parët me situatat emergjente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vlerësuar punën e ekipit infermieror të Urgjencës së Traumës, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në kujdesin ndaj pacientëve. Shërbimi i Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës është struktura e specializuar për pritjen dhe trajtimin e traumave dhe politraumave në vend, ndërsa fluksi i pacientëve mbetet i lartë gjatë gjithë vitit.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijën e parë të emergjencës, çdo sekondë ka rëndësi. Shërbimi i Urgjencës i Spitalit Universitar të Traumës është i vetmi shërbim i specializuar në vend për pritjen dhe trajtimin e traumave dhe politraumave, duke përballuar çdo ditë një fluks të lartë rastesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë vijë të parë janë infermierët, që me profesionalizëm, përkushtim dhe reagim të shpejtë janë pranë çdo pacienti në momentet kur nevoja për kujdes është më e madhe.

Vetëm gjatë muajve janar-korrik 2026, ekipi infermieror ka asistuar rreth 37 mijë pacientë, mes tyre edhe rreth 420 shtetas të huaj. Mirënjohje për infermierët e Urgjencës së Traumës, për punën e palodhur dhe për kujdesin që ofrojnë çdo ditë, në çdo orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?