37 të infektuar në 24 orë, Dibra dhe Elbasani ”të pastër” nga Covid

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19, dhe sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë.

”16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë”.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika ( 6 Janar 2023)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 569
Testime totale 2,021,497
Raste pozitive 332,878
Raste të shëruara 329,093
Raste aktive 189
Humbje jete 3,596

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?