38-vjeçari pranon krimin horror, në 2006 rrëmbeu edhe një vajzë
38-vjeçari Klodian Çalamani i cili sot rrëmbeu, vrau dhe groposi djalin e fqinjit ka pranuar krimin para autoriteteve. Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme, ku trupi i pajetë i të miturit është gjetur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit.
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25-vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare.
Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.