39-vjeçari i dehur merr përpara me automjetin e tij traun e portit në Durrës

Policia ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar në portin e Durrësit, i cili ka kundërshtuar policinë dhe ka thyer traun hyrës në port.

Sipas forcave blu, ai gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover” në Portin e Durrësit, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.

SHKARKO APP