4.6 vite burg për Zaganin, Çollaku: Vendimi nga Këshilli i Ministrave
Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4.6 vite burg, ish-oficerin e anti-drogës, Dritan Zagani. ky vendim është kundërshtuar nga gazetari Basir Çollaku. I njohur si njeriu që promovoi në publik Zaganin me intervistat e tij, Çollaku thekson se pafajësia është çështje kohe. “Pafajesia e Zaganit do te jepet nga nje gjykate qe nuk e ka zyren ne Keshillin e Ministrave. Pafajesia e Dritanit eshte çeshtje kohe dhe jo ligjore”, thekson ai.
Reagimi i plotë
Pafajesia e Dritan Zaganit eshte çeshtje kohe, jo ligjore. Dritan Zagani denohet nga Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me 4.5 vite burg sepse “shperdorimi” i detyres prej tij ka sjelle arrestime trafikantesh dhe sekuestro droge. Tani duhet ta denojne dhe per kallzimin e vellezerve Habilaj dhe kusheririt te tyre Sajmir Tahiri. Te paret jane ne burg ne Itali per trafik droge dhe ish-ministri ne hetim po per trafik droge nga Krimet e Renda. Vendimi kur Tani te vendose ta publikoje do te nxjerre xhevahiret e pathena te gjykates dhe Prokuroreve ne 5 vite. Pafajesia e Zaganit do te jepet nga nje gjykate qe nuk e ka zyren ne Keshillin e Ministrave..Pafajesia e Dritanit eshte çeshtje kohe dhe jo ligjore. Argumentet, provat dhe faktet jane pro tij. Prokuroret dhe gjykatesit jane nenshtruar vettingut dhe Edi Ranes nepermjet sekretarit te tij qe ka vete telashe.
KOHA JONË SONDAZH

