4 ditë të bllokuar në Dajt, FA shpëtojnë 4 persona
Aktualitet E Hënë, 26 Korrik 2021 09:14
Prej katër ditësh kishin mbetur të bllokuar në malin e Dajtit si pasojë e dëborës së rënë së fundmi, ndërsa ditën e sotme 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit janë shpëtuar nga efektivë të Forcave të Armatosura. Operacioni ka zgjatur gati 6 orë ditën e sotme, në të cilin morën pjesë 10 efektivë të Komandës Mbështetëse, që në fund arritën të shpëtojnë 4 personat e bllokuar.
KOHA JONË SONDAZH

