4 këngëtarët e njohur që ngelën jashtë finales së “Këngës Magjike”

Surpriza pati këtë vit “Kënga Magjike”.  Edicionit të 19-të e festivalit “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve e fitoi Anxhela Peristeri.

20 finalistë u ngjitën në skenë dhe morën trofetë e tyre, por ajo që ra në sy ishte skulifikimi i 4 emrave të njohur të muzikës shqiptarë. Por disa prej këngëtarëve të njohur të muzikës shqiptare ngelën jashtë.

Cilët janë këngëtarët që ngelën jashtë finales?

Swiss Digital Desktop Reklama

Çiljeta Xhilaga, Evi Reçi, Fjolla Morina e Rovena Stefa, të cilat nuk kanë arritur të rrëmbejnë pikët e duhura nga kolegët për t’u prezantuar në natën finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mëgjithatë, 4 këngëtaret e njohura e pritën me reagime të ndryshme, duke falenderuar fansat për mbështetjen në rrjetet sociale, por nuk munguan edhe kontensimet, sic është rasti i Rovena Stefës.

“Votat e mia per Finalen sonte: 30 pike -Anxhela Peristeri- 26 pike—Samanta- 24 pike—Klint Collaku- 22 pike —Elhaida- 21 pike —Fifi.

Arsyeja pse i votova keta kengetare eshte qe i vleresova kenget dhe interpretimet e tyre ne baze te vlerave artistike dhe jo ne baze te shoqerise me ta. Votova pa u bere pjese e grupeve te interesave sic do ta vereni pas festivalit te te tjeret. Nuk kam asgje kunder Festivalit “Kenga Magjike”, e respektoj dhe e dua shume Arditin, por vit pas viti po vertetohet qe ngelen pa u votuar plot kenge qe pelqehen ne mase nga papergjegjshmeria e pjesemarresve.”shkruan ajo në rrjetet sociale.

Çmimet:

 “Kënga Magjike” u fitua nga Anxhela Peristeri.   Vendin e dytë e mori Elhaida Dani dhe të tretin  Fifi.

Nata finale e “Kënga Magjike” u zhvillua në “Pallatin e Kongrese” nën drejtimin e Ardit Gjebresë dhe aktorëve Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Në natën finale të “Këngës Magjike”| çmimin ‘Best Duet’ e kanë fituar dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.

Po kështu u dha edhe  çmimi i emrit të madh të muzikës shqiptare ‘Çesk Zadeja’. Këtë çmim e fitoi Blerina Braka.
Çmimin ‘Best Balade’ në natën finale të Këngës magjike e ka marrë Samanta Karavello. Zëri më i mirë mashkullor “Best Male Voice” u shpall Mentor Haziri. Alar Band fiton çmimin “Best Dance”. Këtë vit çmimin e internetit e mori këngëtari Valon Shehu.

Çmimin ‘Tv Klan’  e mori këngëtarja Xhesika Polo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?