Rehabilitimi i kanalit kullues në Vlorë, Rama: Vijon shembja e banesave mbi kanalin e ujërave të larta

Një nga kanalet kryesore kulluese në qytetin e Vlorës po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë rehabilitimi, me qëllim parandalimin e përmbytjeve. Projekti i Bashkisë së Vlorës synon pastrimin total të kanalit dhe rikthimin e tij në funksion të plotë. Puna është shoqëruar me vështirësi, për shkak të ndërtimeve të shumta të ngritura përgjatë viteve, një pjesë e të cilave pa leje, madje edhe mbi vetë gjurmën e kanalit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna për prishjen e banesave për rikthimin e funksionit të kanalit të ujërave të larta në territorin e bashkisë Vlorë. Qëllimi sipas autoriteteve është shmangia e përmbytjeve që janë përsëritur sidomos gjatë dimrit dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane në qytetin bregdetar.

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini bën me dije se janë identifikuar disa ndërtime problematike, përfshirë edhe një vilë trekatëshe e ndërtuar plotësisht mbi kanal, çka e bën të vështirë ndërhyrjen për prishjen dhe pastrimin. Për banorët e prekur, bashkia ka ofruar bonus qeraje, në mënyrë që të lehtësohet procesi i lirimit të hapësirave dhe vijimi i punimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti përfshin gjithashtu rikthimin në funksion të një baseni pritës, i cili më herët ishte jashtë përdorimit. Sipas specialistëve, këto struktura janë thelbësore për menaxhimin e prurjeve të ujit. Bashkia paralajmëron se çdo ndërtim që pengon aksesin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalit do të hiqet, në funksion të sigurisë së qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?