4 muaj pa marrë bonusin e qirasë, 18 familje në Yrshek kthehen në pallatin e pabanueshëm

Pallati në video është një ndër pallatet i cili që prej tërmetit të 26 nëntorit ende nuk ka marrë një vlerësim përfundimtar  për dëmet e shkaktuara.

18 familje në katund të ri në Yrshek që prej muajit gusht nuk e kanë marrë bonusin e qerasë. Pamundësia për tu strehuar diku i ka detyruar të rikthehen në banesat duke rrezikuar dhe jetën në një objekt që është shpallur i pabanueshëm derisa të rikonstruktohet.

BanoriMorëm bonusin deri në muajin gusht dhe vazhduam në rregull, në muajin shtator e mbrapa u bënë katër muaj që na e hoqën. Ne ndjenjëm dhe dy muaj me qera pastaj nuk e përballuam dot dhe erdhëm jemi futur te rreziku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët janë ankuar në njësinë administrative por dhe në bashkinë Tiranë por ende janë pa përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banori: Ne kemi shkuar në Bashkinë tonë që kemi këtu dhe nuk na japin asnjë lloj rrugëzgjidhje. Na thonë nuk kemi ça ju bëjmë e ka në dorë Bashkia e madhe. Kanë shkuar disa djem dhe atje nuk i kanë lënë të futen brenda fare.

Apeli shkon për marrjen e masave sa më parë . Pasi më tepër se një vit nga tërmeti, vështirësitë që po kalojnë janë të shumta.

Banori: Tarraca e shkallëve është e dëmtuar, një tërmet të bierë tjetër mjerë atë që do zërë brenda. E para ne duam të na rregullohet se jemi në rrezik. E dyta të na jepet bonusi që të ikim prapë se po na shembet e po na shtyp.

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit banorët e këtij pallati ende nuk i kanë marrë paratë për rikonstruksionin e shtëpive ndërsa që prej muajit gusht nuk kanë marrë as bonusin e qerasë ndërsa nga ana e njësisë dhe Bashkisë Tiranë duket një mosinteresim. /Ora News

4 muaj pa marrë bonusin e qirasë, 18 familje në Yrshek kthehen në pallatin e pabanueshëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?