4 skandalet që i mbyllën gojën qeverisë në Bundestag

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj shperndau dje një njoftim për shtyp me nota rozë për nje takim që ka patur në Bundestagun gjerman me deputetë që mbulojnë çeshtjet e integrimit.

Por Gent Cakaj ka fshehur dy momente kyçe nga takimi. Burime të mirëinformuara diplomatike vëjnë të ditur për Syri.net se Ministri i Jashtëm në detyrë ngeli pa përgjigje dje në Bundestagun gjerman, kur u pyet nga radhët e CDU, nëse qeveria do të ketë reagimet e duhura ndaj çështjes së përfshirjes së krimit të organizuar në blerjen e votave me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ndaj skandaleve të korrupsionit.
Çështjet që ngriti Joachim Falenski, duke kërkuar pergjigje nga Ministri në detyrë Cakaj ishin 4:

1. Dosja hetimore 339
2. Skandali i tenderit tek Astiri
3. Ligji Special Fusha për Teatri Kombëtar
4. Ligji Special për Aeroportin Vlorë

Swiss Digital Desktop Reklama

Por asnjëra prej çështjeve nuk mori asnjë përgjigje nga i dërguari i Ramës në Bundestag. Cakaj, i cili kishte folur vetëm për reforma dhe arritje të qeverisë, nuk iu përgjigj pyetjes, duke përsëritur qëndrimin për vetingun. Të njëjtat burime informojnë se deputeti i gjelbër Manuel Sarrazin ka ndërhyrë, duke thënë se “Ju nuk ju pergjigjët pyetjeve të kolegut Falenski.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ne na intereson shumë kjo përgjigje për votën tonë për negociatat. A mundeni ju lutem?” Përgjigja e Cakajt ishte sërish heshtja, çka solli edhe përfundimin e takimit të tij me deputetë nga të gjitha grupet në Bundestag, të ngarkuar për çështjet e integrimit europian.

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?