4 të vrarë në 10 ditë, Rama fajin ja lë ”xhunglës së informacionit”
Kryeministri Edi Rama nga ceremonia e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit ka folur dhe për situatën kriminale në vend. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se media ka krijuar një situatë artificiale dhe duket sikur është shtuar kriminaliteti në vend. Sipas tij kriminaliteti në vend është ulur dhe për këtë citoi disa shifra nga viti 2019. “Është për të ardhur keq që në atmosferën e krijuar artificialisht dhe në klimën e një xhungle informacioni, krijohet përshtypja se situata e kriminalitetit në Shqipëri është rritur. Ndërkohë që faktet flasin ndryshe, pasi shikojmë një ulje të krimeve të ndryshme dhe një rritje në zbulueshmërinë e rasteve të ngjarjeve kriminale. Vitin e shkuar u dyfishuan goditjet kriminale dhe u shumëfishuan asetet e sekuestruara të tyre”. Duhet thënë se vendi është tronditur që në ditën e parë të vitit, ku vetëm në 10 ditë janë 4 të vrarë.