4 viktima dhe 126 raste me Covid-19/ Daja: 19 pacientë në terapi intensive

Covid-19 vijon që të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. 4 pacientë nuk e fituan betejën në 24 orët e fundit, ndërsa u shënua një numër rekord të infektuarish, 126, si asnjëherë më parë brenda 24 orëve. Dr.Rovena Daja nga Instuti i Shëndetit Publik, në deklaratën për shtyp, tha se ”Fatkeqësisht nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, një 51-vjeçar nga Dibra, një 62-vjeçare dhe një 73-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68-vjeçar nga Shkodra”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë. Nga ana tjetër, Daja bëri me dije se në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Shifrat e të infektuarve janë alarmante.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)
Testime totale 38683
Raste pozitive 4763
Raste të shëruara 2682
Raste Aktive 1943
Humbje jete 138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1056
Durrës 220
Shkodër 203
Vlorë 100
Lezhë 84
Korçë 69
Fier 58
Elbasan 48
Kukës 37
Berat 31
Gjirokastër 19
Dibër 18

SHKARKO APP