4 viktima dhe 132 raste të reja, Dervishi: Të prekurit të vijojnë izolimin në shtëpi
Pandemia e Covid-19 vijon që të shtojë rastet e reja në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar katër pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Në deklaratën për shtyp, Dr. Marjeta Dervishi nga Institutui i Shëndetit Publik, tha se ” Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me Covid-19 një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,-tha Dervishi.
Nga ana tjetër, Dervishi bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 817 teste nga të cilat 132 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. ”24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq”,-shtoi më tej Dr.Marjeta Dervishi.
Lajmi i mirë është se 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.
”Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi. I bëjmë thirrje çdo qytetari të ruani distancën fizike, mbani maskën kudo në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distanca si dhe duhet kujdes i shtuar për higjienën personale, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127 kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2. Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”,-tha në fund të deklaratës për shtyp, Dr.Mirjeta Dervishi.
Statistika (17 Shtator 2020)
Testime totale 77217
Raste pozitive 11948
Raste të shëruara 6788
Raste Aktive 4813
Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2380
Durrës 533
Shkodër 373
Lezhë 278
Elbasan 264
Korçë 225
Fier 213
Vlorë 182
Kukës 144
Berat 99
Gjirokastër 63
Dibër 59