4 viktima dhe 297 raste të reja me Covid-19
Covid-19 vijon që të jetë me shifra të larta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, betejën nuk e kanë fituar katër pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 61-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarë për mediat.
Nga an atjetër, po në 24 orët e fundit janë kryer 1375 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për të gjithë qytetarët, ”ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- mbyllet deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë.
COVID-19-Statistika (21 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 297
Të shëruar ne 24 orë 116
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1375
Testime totale 111,564
Raste pozitive 17948
Raste të shëruara 10341
Raste Aktive 7145
Humbje jete 462
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3505
Durrës 718
Shkodër 494
Fier 445
Korçë 456
Lezhë 360
Elbasan 313
Vlorë 283
Berat 218
Kukës 175
Dibër 91
Gjirokastër 87