4 viktima dhe 641 raste të reja, Ministria: 33 pacientë në terapi intensive

Betejën në 24 orët e fundit me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 4 pacientë, dhe numri i jetëve të humbura nga pandemia e Covid-19 është 1265. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thekson Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit janë kryer 3530 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 641 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

COVID-19 – Statistika (15 Janar 2021)

Raste të reja ditore 641
Të shëruar në 24 orë 379
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3530

Testime totale 307,638
Raste pozitive 66,635
Raste të shëruara 39,625
Raste Aktive 25,745
Humbje jete 1265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14827
Fier 1893
Shkodër 1407
Durrës 1447
Lezhë 1030
Vlorë 1019
Korçë 909
Elbasan 1002
Berat 826
Dibër 538
Gjirokastër 465
Kukës 382.

SHKARKO APP