4 viktima në 24 orë, ulje drastike e rasteve të reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 4 pacientë. ”Dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Ka një ulje të rasteve të reja. Nga 3030 testime, kanë dalë pozitivë 522 qytetarë. ”290 në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë, 9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër,Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në Patos, Përmet, Memaliaj, Poliçan, 1 në Shkodër, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull”.

Janë 18,757 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Janar 2022)

Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 2,259
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3030
Testime totale 1,665,947
Raste pozitive 258,543
Raste të shëruara 236,440
Raste Aktive 18,757
Humbje jete 3,346

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156

SHKARKO APP