40% e qumështit vjen nga Serbia/Spahiu: Prodhimi vendas, në ditët më të rënda

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se i gjithë prodhimi vendas është në ditët më të rënda. Sipas tij, ”nuk ka politika mbrojtëse, ndihmë me subvencione, por behen të gjitha përpjekjet që dhe me procedura analizash, rritje taksash, të çohet në falimentim prodhimi bujqësor dhe blegtoral”.

Postimi i plotë

Bujqësia, blegtoria, ose më mirë i gjithë prodhimi vendas, është në ditët më të rënda. Jo vetëm që nuk ka politika mbrojtëse, ndihmë me subvencione, por behen të gjitha përpjekjet që dhe me procedura analizash, rritje taksash, të çohet në falimentim prodhimi bujqësor dhe blegtoral.

E nisën me mishin, ku një blegtor nga Peshkopia duhet të shkojë në Lezhë për kryerje analizash dhe sot ne hamë importet e mishit nga Brazili. Mielli serb prej kohësh dominon tregun edhe pse prodhues vendas shpesh herë e kanë denoncuar të dëmshëm.

Të gjithë kujtojme pamjet ku fermerë protestues në Lushnje dhe Fier derdhnin qumështin në rrugë. Pak kush ja besonte hallin, madje i quanin dhe protesta politike. Halli paskësh qënë i vërtetë, 40% e qumështit na vjen nga Serbia, 600 km rrugë më larg se Lushnja. Kjo situatë nuk ka lidhje me asgjë tjetër veçse me interesa të ngushta kompanish importuese në kurriz të bujkut e blegtorit shqiptar.

SHKARKO APP