40% e vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen nga tetë ndryshime të thjeshta në mënyrën e jetesës

  • Ndalimi i pirjes së cigares, dieta të shëndetshme dhe ulja e konsumit të alkoolit
  • Shkencëtarët thonë se këto tre zakone mund të fajësohen për 30.4% të të gjitha vdekjeve nga kanceri
  • Aktualisht, kanceri merr jetën e 8.2 milion njerëzve cdo vit
  • Edhe ‘përmirësime të vogla’ do të ndihmonin në uljen e rrezikut të një vdekjeje të parakohshme.

Rreth 40% e vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen me tetë ndryshime te thjeshta në mënyren e jetesës, ky është përfundimi i një studimi të ri.

Ndalimi i pirjes së duhanit, dieta më të shëndetshme dhe më pak alkool do të ndihmonin në ndalimin e sëmundjes, e cila merr 8.2 milionë jetë njerëzish në mbarë botën çdo vit.

Shkencëtarët propozojnë se këto tre zakone janë për tu fajësuar për 30.4% të të gjitha vdekjeve nga kanceri, rreth 2.5 milionë, me duhanin si shkaktarin kryesor.

Pesë zakone të tjera, duke përfshirë rrezatimin e tepërt ultravjollcë, obezitetin dhe aktivitetin e ulët fizik mund te fajësohen për 14.4% të vdekjeve, 1.2 milione jetë.

Kërkuesit në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të QIMR Berghofer, Brisbane, thanë se shuma e plotë është më e madhe se 38 për qind, sepse shumë vdekje përfshinin dy faktorë.

Gjetjet e tyre, të cilat gjithashtu nënvizuan nxirrje dielli në mënyrë të papërgjegjshme si një nga shkaqet, janë nxjerrë nga një analizë e vdekjeve nga kanceri në Australi.

Doktor David Whiteman, kërkimtari kryesor i studimit të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kancerit, zbuloi se zakonet e këqija shkaktuan 41% të vdekjeve nga kanceri në meshkuj dhe 34% në femra.

Ai tha “Kjo është për shkak se meshkujt pijnë më shumë alkool dhe duhan, kalojnë më shumë kohë në diell dhe ushqehen më keq”.

Ndonëse në shumë raste kanceri është tragjikisht i pashmangshëm, ky studim nxjerr në pah atë që ne e dimë prej vitesh: kanceri nuk është gjithmonë një çështje e gjenetikës apo fatit të keq. ‘

Doktor Whiteman shtoi: “Ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit dhe të vdekjes nga kanceri.”Edhe përmirësime të vogla do të zvogëlonin ndjeshëm numrin e njerëzve që vdesin para kohe nga kanceri çdo vit”.

Gjetjet e reja mbështesin kërkimet e kryera më parë këtë vit që zbuluan se për dy të tretat e mbetura të rasteve të kancerit faji bie mbi gabime të ADN-së. Kanceret e shkaktuara nga gabimet e kopjimit mund të ndodhin sado i përsosur të jetë mjedisi rreth nesh dhe sado masa qe ne të marrim. Por duke ndaluar veset e dëmshme ne ulim mundësinë e zhvillimit të kancerit.

Cilët janë përgjegjësit për vdekjet nga kanceri?  
Duhani 20.3%
Dietë e dobët 5%
Obeziteti 5%
Infeksionet 5%
Alkooli i tepërt 2.4%
Rrezatimi UV 3.2%
Aktiviteti i ulët fizik 0.8%
Hormonet 0.4%

 

 

 

SHKARKO APP