40 vatra zjarri në 24 orë, 10 janë aktive

Situata me zjarret vijojnë të jenë të rënda në vend. Vetëm gjatë të mërkurës janë evidentuar 40 vatra aktive, por që sipas ministrit të Mbrojtjes me ndërhyrjen nga ajri është bërë e mundur që 30 prej tyre të vihen nën kontroll.

Në ndihmë të Forcave të Armatosura, punonjësve të zjarrfikësve dhe atyre të pushtetit lokal, ditën e djeshme për shuarjen e zjarreve erdhën dhe 2 avionë ushtrak rumun, që u sollën nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes, ku Shqipëria bën pjesë prej 3 vitesh tashmë.

Pas përfundimit të këtij sezoni që ka qenë shqetesues sa i takon situatës së zjarreve, pothuajse për çdo vend të rajonit të Ballkanit, pritet të bëhet dhe analiza e dëmeve, përfshirë dhe ajo e dëmshpërblimit për banorët që janë prekur nga zjarret, por dhe do të vendoset një plan i ri masash për të rritur kapacitetet që bashkitë duhet të kenë për përballimin e situatave të krijuara nga zjarret.

SHKARKO APP