40-vjeçari vr*u gruan, vajza: Babi ishte xheloz
Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, sot në Greqi dhe më pas është arratisur. Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku në një prononcim për mediat greke, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.
“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
Pas sherrit në banesë me bashkëshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.
Ai e shtyu gruan në derën prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për mediat vendase se e kishin dëgjuar sherrin.
KOHA JONË SONDAZH

