400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara, eksperti: Ku i gjejnë paratë?

Janë 400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara nga të ardhurat në internet, që për ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçoli janë një kambanë alarmi për strukturat tatimore dhe qeverisëse. Një tjetër shqetësim që ngre Çoçoli janë 400 makinat e luksit të blera në 2 vjet nga të rinj, të cilët sipas tij nuk i justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për t’i merituar.

”Të arrish të gjurmosh se ku del dhe si arkëtohet kjo e ardhur duhet të paguash pjesën që të takon. Ka qenë e vështirë edhe në vendet zhvilluara. Këto 2-3 vitet e fundit ka qenë intensifikuar ky aktivitet. Këto 33 milionë euro figurojnë, verifikimi është bërë nga transfertat bankare. Këto klikime në fund të muajit të sjell çekun kompania dhe ti nuk e deklaron duhet të mësojnë të deklarojnë tatimet duhet të bëjnë udhëzim të MF si të disiplinojnë këtë kategori të ardhurash dhe deklarim në DIVA.

Duhet vendim i këshillit të ministrave ku të gjithë subjektet që kryejnë aktivitet në internet të klasifikohen. Ndër profesionistët e lirë janë edhe blogerët. Duhet të kenë edhe udhëzim të MF që në rast se nuk e deklaron këtë të ardhur që të vjen nga FB, Instagram atëherë ti je kundërshtim me ligjin. Duhet tatimet të japin orientimet e duhura që të mos jenë në kundravajtje me ligjin. Janë me qindra portale të regjistruara, nuk ka pse të mos regjistrohen edhe blogerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk besoj se të 400 janë me kontrata dhurimi duhet të zgjohen dhe ta bëjnë është përgjegjësi e strukturave tatimore. Këta 400 persona nuk justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për ta merituar të qenit pronar, të paraqesin dokumentet. Duhet të jenë shumica të rinj të tregojnë burimin e të ardhurave”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?