400 mijë të prekur në 24 orë, OKB: Bota e përçarë, nuk e lufton dot Covid-19

400 mijë persona u prekën në 24 orët e fundit nga Covid-19 në mbarë botën dhe kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga nisja e pandemisë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, bota e përçarë nuk po e përballon dot sfidën e pandemisë.

“Pandemia është një sfidë e madhe globale për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Është e qartë që bota, duke qenë e përçarë, nuk po e përballon siç duhet. Kemi përpara një sprovë që nuk po e kalojmë dot”, tha Guterres për agjensinë e lajmeve “Lusa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa e konsideruar si epiqendra e pandemisë në javët e fundit ka shënuar një mesatare prej 140 mijë rastesh në ditë, përgjatë javës së fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?