400 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit u regjistrua numër i njëjtë viktimash si një ditë më parë. Edhe të hënën humbën jetën katër të moshuar, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese. Në këtë mënyrë, numri total i viktimave shkon në 400. Nga 912 të dyshuar si të infektuar, 144 prej tyre u konfirmuan pozitivë. Në vend janë prekur nga virusi deri tani 14.410 qytetarë. Në orët e fundit u shëruan 150 qytetarë, duke e çuar totalin në 8.825. Shqetësuese mbetet situata në dy spitalet Covid. Atje janë të shtruar 214 pacientë, 19 prej tyre në terapi intensive dhe gjashtë në intubim. Kurse në rang global, numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës është më shumë se një milion dhe në total janë mbi 35 milion raste me të prekur.